Besoj se çdo sipërmarrës të paktën një herë ka pyetur vehten se sa mund të kushtojë një sit interneti për aktivitetin e tij!  Sa kushton një sit interneti?

Nëse përgjigjja që keni marrë nuk ju kënaq atëherë le të bëjmë dy-tre llogaritje bashkarisht :

Sa jane çmimet e Websiteve? Sa kushton nje websit? Këtyre pyetjeve do mundohem t'ju jap përgjigje përmes këtij artikulli në një mënyrë mjaft të thjeshtë .

Si fillim po ju dëftoj se çmimi për një "WEBSIT PROFESIONAL" lëkundet nga 1800 € deri te 20.000 € .

 

Me siguri 90% prej jush sapo pa çmimin pësoi krizë , dhe nëse nuk është larguar akoma nga websiti po mendon seriozisht që të mbydhë dritaren . Por sidoqoftë unë po vazhdoj shpjegimin për ato pak përsona që janë realisht të interesuar për hapjen e një websiti të plotë , funksional me 100% të drejta të autorit. Të punuar nga zero në përputhje me profilin, kërkesat dhe nevojat e aktivitetit tuaj.

 

Le të marrim një shëmbull të një websiti të thjeshtë i një restoranti që përmban 6 faqe : Hyrja , Historia e Restorantit, Menuja me ushqimet, Një galeri fotosh, Eventet, Prenotimet online dhe faqja Ku ndodhet me hartën dhe kontaktet.

 

* TE KY SHEMBULLI le të themi se do e paguajme web designerin në orë aq sa mërr një mësues i shkollës së mesme neto = 5 € në orë pa TVSH dhe taksat e kontributeve mbi fitimin duke qënë se web designeri është një profesionist i lirë.

 

duhet të programohen këto file:

 

stili.css

index.html

historia.html

menu.html

galeria.html me 50-60 imazhet më të bukura

eventet.html  me listen e eventeve te kaluara dhe të ardhshmet

prenotimet.html

ku_ndodhet.html

rezervimi.php

kontakt.php

 

plus eventualisht përdorimi i një jquery apo fletë stili të ndryshme për faqe të ndryshme me funksione apo efekte për të lënë përshtypje te vizitorët.

 

Sidoqoftë do mundohemi të kursejmë dhe do punohet vetëm ne një faqe stili.

Për fletën e stilit të websitit  stili.css parashikohen 40 orë punë .

Për faqet index.html , historia.html, eventet.html 20 orë punë.

Për galerinë 15 orë punë , për prenotimet 10 orë punë dhe kontakt 5 orë punë.

 

Totali = 90 orë punë

 

Por websiti ka edhe imazhe , foto , menu navigimi me grafikë , modifikimi dhe përshtatja e fotove të galerisë marrin edhe ato kohë . Le të themi 15 orë punë.

 

Por ngadalë se nuk kemi mbaruar punë akoma pasi duke qënë se tani mbi 50% e vizitorëve të websiteve përdorin mobile dhe tablet atëherë ose duhet punuar akoma tek stili për ta bërë responsive ose duhen berë versionet mobile dhe tablet të websitit në mënyrë që ky i fundit të jetë i arritshëm në çdo moment nga çdokush. Kësaj duhet ti shtoni shërbimet si SEO , analytics apo optimizimet social pasi nuk ka kuptim të keni një websit të bukur kur nuk ta viziton njeri, është sikur të mos kishin websit fare. Kjo do të thotë të paktën 40 orë punë të tjera .

 

Tani arrijme tek 145 orë punë . Mirë do thoni se kushton 725 € dhe mbaron me kaq? Eh , jo e keni gabim , e gjithë puna do t'ju dërgohet për aprovim dhe me siguri që do të kërkoni që puna të jetë përfekte dhe si rrjellojë do të kërkoni ndryshime apo modifikime që normalisht do i marrin kohë designerit . Le të shtojme 20 orë punë modifikimesh. arrijmë te 825 €. Por ama sikur thamë mësipër janë 5 euro ne ore pa përfshirë taksat dhe kontributet mbi fitimin.

Që pak a shumë jane 10% TVSH dhe 20% kontibute.

 

Dmth 825€ + 30% e 825€ = 1072 €

 

* Një mësues gjimnazi merr 450 mijë lekë të vjetra në muaj , punon mesatarisht 3 orë në ditë që do të thotë 7500 lekë në orë = më shumë se 5 euro në orë.

 

Shënim:

Nëse dëshironi të ndërtoni një websit profesional atëherë kostoja prej 1072 euro që na doli në llogaritjen tonë për një websit restoranti është më se e drejtë. Zakonisht një web designer  profesionist merr më shumë se një mësues për punën që kryen . Nëse dëshiron të ndërtosh një websit profesional dhe të sigurt atëherë duhet të përgatiteni për një kosto që varion nga 1200 euro deri në 20.000 euro , e gjitha varet nga sasia dhe vështirësia e punës .Këto janë çmimet në Shqipëri.

ARTIKUJ NE PERPUNIM:

Sa kushton një sit interneti ?

Vlera e nje websiti profesional!

Pse duhet te krijojme versionin mobile te websitit ?

Optimizim per motoret e kerkimit (SEO)

Krijo nje sit web duke shmangur gabimet e zakonshme.

Pse grafika e websitit responsive eshte zgjidhje e mire?

FUSHATA MARKETINGU 360°-she TE INTEGRUARA

/

DESIGN WEBSITI PERFEKT

/

TUTORIALE

/

BIOGRAFIA

/

SHËRBIMET WEB